Seanca e Kuvendit ka nisur me zhurmë nga ligjvënësit opozitarë.
Deputetët e PDK-së e AAK-së kanë goditur tavolinat e tyre, duke u munduar ta pengojnë nisjen e seancës.
Megjithatë, seanca plenare me 20 pika të rendit të ditës po vazhdon, edhe përkundër se jashtë sallës, të dy hyrjet e Kuvendit janë bllokuar nga veteranët e UÇK-së që po protestojnë kundër Ligjit për Pagën Minimale.
/GazetaSinjali/