Veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë gjithë popullore, e thirrur për orën 9:30 në kundërshtim të miratimit në lexim të parë të Ligjit për Pagën Minimale, raporton Gazeta Sinjali.
Shkak i këtij paralajmërimi dhe eskalimit të protestës së kaluar të veteranëve, forca të shumta të Policisë janë nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të mbahet protesta.
Mbrëmjen e djeshme në rrugët e kryeqytetit janë vendosur edhe autoblinda.