FIFA e ka publikuar sot një fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilës e ka paralajmëruar ardhjen e Kampionatit Botëror.
Dhe, shtëpia e futbollit botëror në këtë fotografi i ka “përqafuar” futbollistin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, me kapitenin e Serbisë, Dusan Tadic.
Lojtarët në fjalë janë pjesë e grupit të njëjtë në “Katar 2022”, shkruan “Gazeta Express”.
Krahas helvetikëve dhe serbëve, në grup bëjnë pjesë edhe Brazili e Kameruni.
Shorti deshi që në të njëjtin grup të luajnë përsëri Zvicra me Serbinë, një përballje e zjarrtë kjo që ishte zhvilluar edhe në Botërorin e Rusisë, e ku kishin shkëlqyer pikërisht dy futbollistët shqiptarë nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët kishin shënuar gola në fitoren e madhe 2:1.
Ata madje kishin festuar me shqiponjë. /Gazeta Express/