Nuk ka më vend në Anfield Road, Firminho kthen sytë kah Apeninet.
Blerja e Darwin Nunez nga Liverpool përreth 100 milionë euro ka bërë që Roberto Firminho tashmë të jetë një tepricë në sulmin e The Reds, fakt ky që ka rikthyer interesimin tek ai.
Skuadra e Klopp po shikon mundësinë e futjes së tij në merkato dhe çmimi për playmakerin brazilian do të sillet tek 80 milionë eurot.
Nga Italia dy skuadra të mëdha kanë shfaqur interesin për ta bërë për vete Firmihon. Fjala është për Milan dhe Juventus mirëpo shuma prej 80 milionë eurosh vështirë se mund të ofrohet nga skuadrat azzure.
Rossonerët dhe Biankonerët do të tentojnë ofrimin e ndonjë futbollisti të tyre për të ulur sado që të jetë e mundshme çmimin e brazilianit.
Milan javë më parë arriti transferimin e Divock Origit nga Liverpool, gjë që lë të kuptohet se marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera. /Orainfo/