Zeka: Me pas Gërvalla urrejtje ndaj Beogradit si për UÇK’në, i kish zbulu vrasësit e babait të saj

- in Lajme

Gazetari Milaim Zeka me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës është bërë mashë e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeminsitrit Albin Kurti, për të mbjellë urrejtje ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Zeka shkroi se për këtë duhet “falënderuar” Gërvallën, dhe sipas tij shumë më keq për UÇK’në mendojnë dyshja Kurti-Osmani.

“Duhet me falënderu publikisht Donikën për këtë urrejtje patologjike që ka ndaj UÇK-së. Akoma më zi mendon Vjosa me Albinin, po kur e kanë mashën Donikë, pse me i prekë gacat me dorë”, shkroi ai.

Në fund Zeka pati një krahasim interesant për shefen e diplomacisë kosovare.

“Me pas Donika të njëjtën urrejtje për Beogradin sikurse për UÇK-ne, kahere i kishte zbulu vrasësit e babait!”, shkroi Zeka./gazetametro.net