Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një rast të ngacmimit seksual në një shkollë fillore në komunën e Vushtrrisë, për çka përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës një mësimdhënës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetë Sinjali bëjnë të ditur se mësimdhënësi që u arrestua nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj nxënës së tij është Fitim Beqiri, 35-vjeçar.
Pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit Beqirit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.
Kujtojmë se rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazetasinjali/