Vera nuk është stina e vetme që fillon këtë muaj. Qershori shënon gjithashtu fillimin e sezonit të superhënës për të apasionuarit e astronomisë.
Superhënat janë dukuri vjetore që ndodhin në grupe prej tre ose katër dhe u ofrojnë vëzhguesve të qiellit dhe fotografëve mundësi të mëdha për të vëzhguar shoqëruesin qiellor të Tokës.
Sipas meteokosova, superhëna që do të lindë natën e së Martës, 14 Qershor, deri në mëngjesin e së Mërkurës, 15 Qershor, do të jetë e para e këtij viti. Superhëna e dytë do të ndriçoj të Mërkurën, më 13 Korrik.
Edhe pse pamja e jashtme mund të mos jetë e dukshme me sy të lirë, ajo ende mund të ketë një ndikim në Tokë.
Tërheqja gravitacionale e një superhëne gjithashtu mund të shkaktojë që baticat të jenë më të larta se normalja, gjë që mund të përforcojë përmbytjet bregdetare.
Kjo mund të përkeqësohet nëse ka një stuhi tropikale ose uragan që shpërthen pranë bregut në ditët që rrethojnë një superhënë.
/GazetaSinjali/