Deputetja gjermane, Renata Alt, ka reaguar lidhur me vizitën e kancelarit Scholz në Beograd dhe deklarimet në konferencën për shtyp bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
Alt thotë se reagimi i Vuçiqit karshi kërkesës së Scholz për njohjen e Kosovës ka qenë skandaloz.
Anëtarja e Bundestagut gjerman ka thënë tutje se negociatat për anëtarësim me Serbinë duhet të ngrihen. Gjermanja thotë se Aleksander Vuçiq e ka mashtruar Evropën për një kohë të gjatë.
“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloze. Negociatat e anëtarësimit në BE me Serbinë duhet të ngrihen. Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Alt.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në vizitën e tij të parë në Kosovë ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli duhet të përmbyllet me një marrëveshje finale e cila i jep zgjidhje edhe njohjes së Kosovës nga Serbia.
Për një deklaratë të tillë të Scholz kanë reaguar të zemëruar nga Beogradi, derisa Aleksander Vucic ka thënë se një deklaratë e tillë s’ishte dëgjuar më herët nga goja e një evropiani.
Megjithatë Vuçiq tha se “po e kuptoj se gjërat po ndryshojnë”.
Ndërkohë qëndrimet e Scholz në Prishtinë janë duartrokitur nga analistë të shumtë. Ish-ambasadori i Gjermanisë në SHBA, Wolfgang Ischinger, ka thënë se qëndrimi i qartë i Scholz karshi Serbisë dhe kërkesa e tij për njohjen janë qëndrimet për t’u duartrokitur.
Reaktion d. Präsidenten von #Serbien während der Pressekonferenz auf die Forderung nach der Anerkennung des #Kosovo ist unverschämt. Die Beitrittsverhandlungen der #EU mit 🇷🇸 müssen eingefroren werden! #Vucic hat uns viel zu lange an der Nase herumgeführt.
— Renata Alt (@RenataAlt_MdB) June 10, 2022