Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka uruar Bajram Begajn për detyrën e re që i është besuar në krye tështetit shqiptar.
Mesazhi është bërë publik nga ambasada ruse në Tiranë:
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore. /Gazetametro/