Pamje nga Urologjia në QKUK, higjiena larg çdo niveli

- in Lajme

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më saktësisht në Klinikën e Urologjisë, higjiena është në gjendje të mjerueshme.

Në tualetet për pacientët meshkuj dhe femra vërehet një nivel i lartë i papastërtisë, i cili rrezikon seriozisht shëndetin e pacientëve.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet se si në lavamanët e këtyre tualeteve janë të vendosura qese katetrash të mbushura dhe shtupa dyshemesh.

Kushte të tilla të higjienës janë potenciale për shpërndarje të infeksioneve.

Indeksonline ju sjell fotografi të realizuara dje në këtë Klinikë. /indeksonline/