Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale.
Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.
Sipas një infografike të publikuar nga REL, paga minimale në Luksemburg është 2 mijë e 257 euro.
Pas Luksemburgut, me paga minimale më të larta renditen Holanda, Belgjika, Gjermania e Franca. /Kosovarja/