Një ngatërresë mes shoferëve të transportit publik ka ndodhur dje, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit thonë se rasti ka ndodhur mes shoferit të një kompanie të autobusëve dhe shoferit të një minibusi, që transportojnë udhëtarë në disa lokacione.
Motivi i përleshjes dyshohet të jenë linjat e transportit, me të cilat operon kompania e autobusëve në fjalë dhe minibusi.
Si pasojë e mosmarrëveshjes, shoferi i minibusit dyshohet se ka sulmuar me shkop druri viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Sinjali mëson se rasti tashmë është denoncuar në Polici, me ç’rast kanë nisur kërkimet për kapjen e të dyshuarit.
/GazetaSinjali/