Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se rritja e çmimeve në vend ka shkuar në 12.5 për qind.
Si pasojë e këtyre ngritjeve të çmimeve të produkteve bazë, ai ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë disa veprime urgjent siç është largimi i akcizës në derivate dhe dy masa të tjera.
Reagimi i plotë:
Rritja e çmimeve 12,5%!
Qeveria duhet urgjentisht të largojë akcizën në derivate dhe TVSh-në në ushqim, derivate dhe energji. /Gazetametro/