E rëndë: 16-vjeçarja në Suharekë tenton të vetëvritet, konsumoi preparate kimike

- in Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në komunën e Suharekës, ku një vajzë e mitur ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.

Sinjali mëson se 16-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e QMF-së, pasi e njëjta dyshohet se ka konsumuar preparate kimike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se stafi shëndetësor ka intervenuar menjëherë, me ç’rast gjendja shëndetësore e të miturës është stabilizuar dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, ku është iniciuar rasti ‘Vetëvrasje në tentativë’.