Udhëtimet drejt Gjermanisë, ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Duke nisur prej ditës së nesërme, datë 11.06.2022, ora 00:00, do të hiqen të gjithë kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadsa gjermane në Tiranë.

Tanimë nuk do të jenë më të nevojshme certifikatat e vaksinit, apo testeve ndaj Covid -19.

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita).

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftim. /Albeu/