Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka bërë të ditur se Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE, në fund të këtij viti.
Kryeministri Kurti tha se nga Gjermania ka marrë mbështetje të plotë, rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kërkesa jonë për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Europës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti“, tha Kurti.
Kurti e ka vlerësuar si vizitë historike, ardhjen e Scholz në Kosovë dhe tha se kjo po vjen në një moment vendimtar për rajonin.
/GazetaSinjali/