Shoferi në Vushtrri vozit 118 km në zonën 40 km/h. Dënohet me 500 euro, 5 pikë negative, dhe ndalesë në ngasje të mjetit

- in Lajme

Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, ndaj një drejtuesi të automjetit ka shqiptuar gjobën prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masën mbrojtëse që një vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim.

Kjo për shkak se përmes radarit ka identifikuar veturën në fjalë e cila në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 118 km/h.