Kancelari i Gjermanisë, Olaf Shcolz, së bashku me një delagacion shoqërues, nesër do të vizitojë Kosovën, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, do të kujdeset maksimalisht për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, gjatë kohës sa lëvizë eskorta.
Në mënyrë që të mundësohet qarkullim i lirë për eskortën, Policia e Kosovës ka vendosur të ndërprejë disa segmente rrugore.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative, në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik“, thuhet në njoftimin e Policisë.