Duda Balje reagon pas ‘Paradës së Krenarisë’ : Familja është gjithçka

- in Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, me një shkrim në rrjetin social Facebook ka reaguar pas “Paradës së Krenarisë” të mbajtur sot nga komuniteti LGBTI, ajo insistoi se familja është baza kryesore e shoqërisë, shkruan Gazeta Metro.

Balje shkroi se familja është bazë edukative, si dhe është qeliza kryesore e një shoqërie.

“Familja është qeliza bazë shoqërore dhe si një nga grupet shoqërore më komplekse, më të vjetra dhe më të qëndrueshme. Familja është një grup biologjik dhe edukativ. Është përmbajtja e tij themelore sociale që nga fillimi e deri në kohët modern”, shkroi ajo.

Ndër të tjera Balje tregoi se cili është funksioni i familjes.

“Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor.Cdo gjë jashtë kësaj nuk është familje dhe cdo gjë jashtë jetës se burrit dhe gruas nuk është MARTESA, quajini si të doni ndryshe por martesa dhe familja JO!”, shkroi deputetja./gazetametro.net