“Unë muj në pauzë me ta q… nanën”/ Eskalojnë gazetarët Pozhari dhe Krasniqi shahen keq mes vete

- in Lajme

Gazetarët kosovarë, Xhevdet Pozhari dhe Vullnet Krasniqi janë përplasur keq në rrjete sociale, pasi Pozhari në një postim fillestarë ka ofenduar rëndë pjesëtarët e komunitetit LGBTIQ, duke shfrytëzuar një deklaratë të Sami Lushtakut të dhënë sot në Express.

Duke parë reagimet e shumta në postimin e parë, Pozhari ka tentuar të neutralizojë situatën, duke publikuar në një status të ri, disa deklarime seksiste të disa zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pavarësisht kësaj përpjekje të Pozharit, gazetari Vullnet Krasniqi i cili i kishte reaguar edhe në statusin e parë, i ka reaguar përsëri, duke i thënë Pozharit se “është homofob, transofob dhe gjithçka tjetër”

“E ti homofob, transofob e gjithcka tjeter, qe te jepet mundesia me dal me honger mut cdo nat, qa me te bo ty. Vec me ta pru Samine nashta del hakesh”, ka shkruar Krasniqi në statusin e Pozharit.

Ndërkohë analisti Pozhari ka qenë i papërmbajtur ndaj Krasniqit dhe e ka sharë me nënë.

“Vullnet Krasniqi unë muj në pauza me ta q… edhe nanën nëse je i interesuar.Shko tash ankohu dhe luje viktimën”, ka shkruar Pozhari si kundërpërgjigje për Vullnet Krasniqin./GazetaExpress/