Ylli i Hollywoodit, Johnny Depp, ditën e sotme (e enjte) po feston ditëlindjen e tij të 59-të.
Kjo një festë edhe më shumë pasi fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Javën e kaluar, pas fitores ndaj Heard, Depp i ngazëllyer tha se një juri amerikane ‘ia ktheu jetën’ – ndonëse po vuante prej vitesh dhe kishte një betejë të ashpër me aktoren e “Aquaman”.
Pas një gjyqi gjashtë-javor, në vendimin final të jurisë aktori i “Pirates of the Caribbean” doli fitues me 15 milionë dollarë dëmshpërblim.
Ndërkohë, fansat në York e befasuan Depp duke e uruar me këngën e ditëlindjes dhe duke bërë fotografi së bashku – në natën e fundit të turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar me Jeff Beck.
Qindra fansa po prisnin jashtë në The Barbican Theatre në York për të parë të preferuarin e tyre.
Johnny kujtojmë se ka bërë paraqitje edhe në filma të tjerë si: “Donnie Brasco”, “Ed Wood”, “Finding Neverland”, “Alice in Wonderland”, “Black Mass”, “Dark Shadows”, “Blow” etj. /Kosovarja/