Lajmërohet Agim Veliu: Ka një mesazh për Lumir Abdixhikun rreth Vjosa Osmanit

- in Lajme

Deputeti i LDK’së Agim Veliu, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, derisa tha se iu desh një vit që të kuptonte se si funksionon presidentja Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.

Veliu, shkroi se Abdixhiku tha se ka vetëm komunikim institucional me presidenten, ndërsa sipas tij derisa ajo u bë presidente kishin komunikim të përditshëm.

‘’ Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme’’, shkroi Veliu.

Tutje ai shtoi se nuk ka asgjë për t’u habitur pse Vjosa sillet ashtu ndaj Lumirit, dhe se kjo ngjan me thënien “E kapërceva lumin…”

Postimi i plotë:

Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.
E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional.
Shumë normale kjo.
Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme.
Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!
Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”
Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti./gazetametro.net