Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e ish-zv/ministrit të Punëve të Brendshme Zafir Berisha, i cili pengoi zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Burime të Sinjalit kanë bërë te ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e shqiptimit të një tikete për parking ilegal.
Sipas burimeve brenda Prokurorisë, Berisha dyshohet se iu është vërsulur një zyrtarit policor, duke tentuar ta godas, pasi i njëjti e ka dënuar për parkim.
Për ta venën nën kontroll ish-zëvendës ministrin, Policia është detyruar të përdor sprej, që i njëjti të zmbrapset dhe të evitohen veprimet e dhunshme.
Berisha do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Ai ndodhet në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.
Sinjali do te ju mbajë të informuar lidhur me rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/