Zbulohen detaje të reja nga vrasja e prostitutës shqiptare në Itali

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares shqiptare, Neviola Pjetri në Sarzana të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se hetuesit kanë arrestuar një burrë të dyshuar si autorin e ngjarjes së rëndë.

Sipas tyre, i ndaluari është edhe autori i një tjetër sulmi ndaj një transgjinoreje, që njësoj si shqiptarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit në të njëjtën zonë..

44-vjeçari i arrestuar ushtronte profesionin e artizanit në Lunigiana, ndërsa në makinën e tij u gjetën të paktën dy këllëfë armësh dhe disa gjurmë gjaku në sedilje.

Ai është pronari i makinës së gjetur disa qindra metra larg trupit të transgjinores, një Ford Fiesta ngjyrë gri, pa targë.

Hetuesit ranë në gjurmët e tij, duke analizuar numrin e shasisë së mjetit, i cili është hequr mbrëmjen e djeshme dhe është sekuestruar nga karabinierët në La Spezia.

Ndërkohë, kufoma e viktimës së fundit, e gjetur mëngjesin e sotëm, është nxjerrë nga shkurret dhe ka shenja të qarta dhune. /Ballkanweb.com/