Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur qëndrimin e tij pro pastrimit të listave të veteranëve të UÇK-së. Ai ka thënë se i pari që duhet të largohet nga kjo listë është kryeministri, Albin Kurti.
Ai ka folur edhe për protestën e djeshme të veteranëve të luftës së UÇK-së, teksa e ka quajtur të padrejtë mundësinë që të përjashtohen ata nga Projektligji për pagën minimale.
“Është e padrejtë që ata të konsiderohen kategori e dytë. Qasja që veteranët t’i lëmë me lëmoshë është kundër veteranëve. Nuk ka pasur dialog të shoqatave të veteranëve që të përfshihen në këtë diskutim, ka qenë fyerje ajo çka është tentuar dje në kuvend. Të gjithë kemi thënë që listat duhet të pastrohen, po i pari nga ajo listë duhet të hiqet kryeministri Albin Kurti”, tha Krasniqi.
/GazetaSinjali/