Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi është përplasur mbrëmë në një emision me Sami Lushtakun shkruan Kosova ime.
Fillimisht e tërë përplasja nisi me pasurin e djalit të Sami Lushtakut, Mërgim Lushtakut i cili është njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Krasniqi ia përmendi Sami Lushtakut pasurin e djalit të tij.
“Djali yt vozitë makinë të 100 mijë euro”, thotë Krasniqi.
Ndërsa Sami Lushtaku i thotë se ato janë shpifje dhe e quajti partinë e Vetëvendosjes Parti e UDB-ashëve. Lushtaku tha se qe 20 vite është penalizuar nga gazetarët dhe burrat që nuk din se cka flasin.
“Janë shpifje, është e padrejt, të merret me djalin tim dhe me familjen time. Boll më ka njek Serbia po edhe do koleg të Vetëvendosjes që i ka ma Jugosllavë e ma UDBA-sh se vet Serbia është mirë me u mbrenda shtëpis së vet. Kur merret me djalin tim dhe familjen time duhet të jetë shumë i kujdeshëm duke u bazu në fakte dhe argumente.”