Hoti publikon ‘shifra rekord’ ku Kosova importon nga Serbia mallra: Një herë e një kohë disa zotoheshin për reciprocitet

- in Ekonomi, Lajme

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar disa statistika në lidhje me importet nga vendet e CEFTA’s, shkruan Gazeta Metro.

Në këto statistika Hoti tha se me 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, dhe e treta Serbia.

Ndërsa në 2021, Hoti tha se vërehet ndryshim i trendit.

‘’ Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.

Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet’’, shkroi Hoti.

Postimi i plotë:

Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta.
Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.
Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet./gazetametro.net