Jashari: Ne dyshojmë se Kurti po përpiqet ta kthejë Serbinë në Kosovë

- in Lajme

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton ta kthejë Serbinë në Kosovë.

Në një deklarim para gazetarëve, Jashari ka kërkuar që ky Projektligj të kthehet në pikën zero dhe të fillojë diskutimi me veteranët, në mënyrë që bëjnë një projektligj të pranueshëm edhe për ta.

Ai edhe njëherë ka kërkuar që mos të votohet një Projektligj, për të cilin thonë se është diskriminues “për kategoritë më të lavdishme të UÇK”.

“Partitë politike të mos marrin vendim që ti bëjnë këtë keqe kaq të madhe vendit duke pretenduar dhe duke synuar t’i largojnë veteranët nga benifitet e tyre. E dijmë që edhe me partinë në pushtet ka deputet që kanë dhënë shumë për të ardhë këtu për lirinë e vendit, kemi deputet që janë të burgosur politik, kemi që janë pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së nëse biem në nivelin e një kryeministri i cili duhet të dal para nesh duhet të dal para çdo shtrese e kategorie dhe të tregoj se ku e ka problemin me vlerat më kulmore të kombit shqiptar, në të kundërtën ata që bien pre e një kryeministri të tillë dhe votojnë një ligj të tillë ku përjashtohet kategoria më e ndritur veteranët e luftës, e i bëhen krahë një kryeministri që ne dyshojmë që ai bënë përpjekje ta kthej Serbinë në Kosovë”, tha Jashari. /Gazetametro/