Njësia Special e cila gjendet pranë derës kryesore të Kuvendit, për t’i larguar veteranët që po protestojnë, ka hedhur gazëlotësjellës, ku është lënduar një person.
Ndërkohë, Ajet Potera, anëtar i partisë në pushtet, Lëvizje Vetëvendosje ka kritikuar ekzekutivin për anashkalimin e veteranëve në rritjen e pagës minimale.
Potera, i cili ka dal në protestën e sotme të OVL UÇK para Kuvendit, tha për KosovaPress, se deputetët duhet të marrin vendim për rritjen e pensionit të veteranëve, në kuadër të pagës minimale.
Sipas tij, në protestën e sotme nuk duhet të ketë vija partiake, por vetëm të mbrohet dinjiteti veteranit. /Gazetametro/