Eskalon protesta e veteranëve, Policia gjuan gaz lotsjellës/ Një polic i lënduar

- in Lajme

Ka eskaluar protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie për mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagën minimale.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë, e kanë tentuar t’i thyejnë dyert e Kuvendit.

Ata tashmë kanë hyrë në oborrin e Kuvendit.

Një polic është lënduar gjatë protestës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky zyrtar policor është parë të jetë i gjakosur derisa bashkë me njësitë tjera, po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.

Aty tashmë ka arritur edhe ambulanca.

Lajmi në përditësim…

/GazetaSinjali/