Këngëtarja me famë botërore, Shakira dhe futbollisti spanjoll, Gerard Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Pas 12 vitesh çifti janë ndarë dhe shkaku ka qenë tradhtia e futbollistit të Barcelonës.
Një raportim tjetër ka ardhur nga gazetarët e “El Periodico”, të cilët kanë specifikuar se vajza me të cilën futbollisti ka tradhtuar Shakirën është një njëzet vjeçare bionde.
“Vajza, e cila mund t’i ketë vënë Piquen dhe Shakirën në prag të ndarjes është një bionde e re në të njëzetat. Ajo studion dhe punon si një organizatore evenimentesh”, shkruhet në gazetë.
Sipas raportimit thuhet se Shakira e gjeti partnerin e saj në krevat me vajzën misterioze dhe që atëherë është larguar nga banesa ku jetonte më familjen e tij.
Çifti u njoh gjatë xhirimit të videoklipit të këngës “Waka Waka (This Time for Africa)” në Botëror 2010, ku më pas kanë nisur lidhjen e tyre.
Pavarësisht se kanë shumë vite bashkë ata nuk zyrtarisht të martuar, njëkohësisht janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sasha.
/GazetaSinjali/