Pakënaqësi e madhe ndaj Qeverisë Kurti: Veteranët thërrasin protestë për ditën e hënë

- in Lajme

Veteranët e Luftës kanë organizuar protestë kundër Qeverisë Kurti, për ditën e hënë, shkruan Gazeta Metro.

Këtë e bëri të ditur sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku me anë të një postimi në Facebook.

Ai tha se protesta po organizohet për shkak se pushteti i VV-së po do t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

“Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo. Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, prej orës 10:00, të mbahet protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve”, ka shkruar Klinaku.

Për një protestë ishte paralajmëruar edhe ditë më parë, kur ishte folur për Ligjin e pagave dhe pensionin e veteranëve. /gazetametro.net