Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar rreth një vendimi të Komunës së Shtimes, e udhëhequr nga kryetari Qemajl Aliu, që nënave lehona t’u ndahen nga 100 euro.
Sipas njoftimit, pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për fëmijët e lindur që nga fillimi i vitit 2022.
“Me propozim të Kryetarit Qemajl Aliu, Shtimja bëhet komuna që ndanë 100 euro për nënat lehona. Pagesa do të bëhet në mënyrë retrokative për çdo fëmijë të lindur në vitin 2022”, thuhet në njoftim.
VV shkruan se politikat progresiste të nivelit qendror po i ndjek edhe qeverisja komunale e kryetarit Aliu në Shtime.
“Këtë politikë progresiste të nivelit qendror po e ndjek edhe qeverisja zhvillimore e Qemajl Aliut në Shtime sepse jemi zotuar që kudo që qeverisim si Lëvizje VETËVENDOSJE! do i shtojmë mundësitë e barabarta, do t’i fuqizojmë pjesët më të ndjeshme të shoqërisë tonë, dhe do ta rrisim mirëqenien për të gjithë”, thuhet në fund. /Veriu/