Rrufeja ka goditur minaren e një xhamie në Çifllak të Rahovecit, pas prishjes së motit.
Ky moment është kapur nga një qytetar, i cili ka lënë një koment në faqen Meteo Kosova.
Kujtojmë se ka disa ditë që moti në Kosovë po ndryshon brenda orëve, nga mot me diell paradite, pasdite me shi e vetëtima.
/Gazetasinjali/