Prokuroria e Shtetit ka trokitur në dyert e dy prej ministrive të Qeverisë Kurti.
Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga Donika Gërvalla bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Liburn Aliu, po hetohen për afera korruptive, shkruan Gazeta Metro.
Rasti i parë ishte me ministrinë e Jashtme, ku në një konferencë për media PDK publikoi një dokument ku tha se dy ministrat e Qeverisë Kurti janë të përfshirë në një aferë korruptive.
Bëhej fjalë për hiç më pak se 1.1 milion euro.
Sipas PDK’së përmes kësaj afere është mundësuar keqpërdorimi i kësaj shume enorme.
Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.
E për këtë Prokuroria sot njoftoi se kanë filluar hetimet rreth rastit.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me pretendimet për afera korruptive në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.
Dje në media u lëshua një përgjim ku në një aferë tjetër korruptive nga Qeveria Kurti ishte e përfshirë Ministria e Infrastrukturës,
Në përgjime përmendej edhe emri i ministrit Liburn Aliu, e ku nuk mungojnë humat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi.
Këshilltari i Aliut, Ramqaj, i cili u përmend gjithashtu në përgjim mohoi të ketë diçka të tillë, derisa tha se këto janë shpifje.
Por Prokuroria ‘’i është vënë pas’’ edhe kësaj ministrie. Në një njoftim tjetër nga kjo prokurori thuhet se ‘’ prokurori i shtetit ka filluar procedurën për verifikimin dhe hetimin e pretendimeve të ngritura’’.
Prokurori i Shtetit nis hetimet për dyshimet për ryshfet në Ministrinë e Liburn Aliut
Këto dy afera korruptive kanë ‘’lëkundur’’ themelet e Qeverisë Kurti, të cilët vazhdimisht para se të vinin në pushtet thirreshin në faktin se nuk do lejojnë korrupsion ‘’e hajni’’.
Ende nuk ka asnjë reagim nga kryeministri Albin Kurti, i cili vazhdimisht krekosej se qeverinë që ai udhëheq nuk mund ta akuzojnë se është përfshirë në ndonjë aferë korruptive si qeveritë e kaluara./gazetametro.net