Skandaloze: Qeveria zgjedh 4 anëtarë të dënuar në bordet e KRU “Mitrovica” dhe KRU “Prishtina”

- in Lajme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e ditës së sotme ka zgjedhur Bordin e reja të Drejtorëve të dy kompanive rajonale KRU “Mitrovica” dhe KRU “Prishtina”, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Anëtarët e këtyre bordeve do të kenë mandat 3 vjeçar.

Në krye të bordit të KRU “Mitrovica” është përzgjedhur Kumrije Kelmendi – Aliu, kurse anëtarë: Zijadin Lutolli, Bashkim Halabaku dhe Miranda Zherka.

Në bordin e KRU “Prishtina” janë zgjedhur: Teuta Ukshini – Aliu, kryesuese, Albana Berisha – Qehaja, anëtare, Fadil Berisha, anëtar dhe Saxhide Mustafa, anëtare.

Në secilin nga bordet qeveria ka zgjedhur nga dy anëtarë që më herët kanë patur probleme me ligjin, më konkretisht janë dënuar nga Inspektorati i Punës për moszbatimin e vendimeve të këtij institucioni.

Kryesuesja e bordit të KRU “Mitrovica” Kumrije Kelmendi Hoti dhe anëtari Zijadin Lutolli janë dënuar nga Inspektorati i Punës për moszbatimin e vendimit të këtij institucioni për anulimin e vendimit për përzgjedhjen e Bashkim Kurtit si kryeshef i KRU “Mitrovica” gjatë kohës që kryesuesja Kelmendi Aliu dhe anëtari Lutolli ishin anëtar të bordit të përkohshëm.

Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht për këtë proces.

Po ashtu edhe dy nga anëtarët e KRU “Prishtina” janë dënuar nga Inspektorati i Punës.

Kryesuesja e KRU “Prishtina” Teuta Ukshini Aliu dhe anëtari Fadil Berisha ishin dënuar po ashtu por kjo nuk ka ndalë qeverinë që të zgjedh ata si anëtarë me mandat të plotë. /Veriu/