Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për 34 vjeçarin Bledar Arifaj.
Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht, duke e prekur e tentuar ta puth me zor në orarin e punës punëtoren 19-vjecare, raporton Gazeta SInjali.
Rasti ka ndodhur në një Furrë Buke në Fushë Kosovë.
“ Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit B.A masa e arrestit shtëpiak i është caktuar në bazë të nenit neni 183 paragrafi 1, nën paragrafët 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.2, pikat 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/
Ky është pronari i furrës në Fushë Kosovë që dyshohet se sulmoi seksualisht punëtoren