Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini janë një nga çiftet e formuara brenda programit të dashurisë “Përputhen”.
Si çdo çift tjetër, edhe ky u kritikua në fillimet e saj për një lojë, shkruan lajmi.net.
Por, ata me këmbëngulje kanë shfaqur se e gjitha ishte e kundërta.
Megjithatë, përtej kësaj, si duket fundi u erdhi edhe atyre. Këto dyshime u ngritën së fundi pasi ata nuk shfaqeshin krah njëri-tjetrit.
Kjo u konfirmua nga vetë Bruno, gjatë një live-i së ku së fundi ka konfirmuar ndarjen nga Ana.
https://www.tiktok.com/@lenaaa1992/video/7103858168094149894?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7103434506925688326
Një ndjekës ka shkruar në komente: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”
“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”, është përgjigjur ish-konkurenti i Përputhen.
Ju kujtojmë që 2 javë më parë Bruno ka “thumbuar” me disa foto në instastory dhe të gjitha dyshimet sigurisht shkuan drejt Anës.
Ai ka fshirë gjithashtu të gjitha fotot me Florjanën nga rrjeti i tij social, ‘Instagram’.
Mirëpo vlen të theksohet se dyshja pas gjithë këtyre detajeve e ndjekin akoma njëri-tjetrin në ‘Instagram’./Lajmi.net/