Forcat e armatosura të Ukrainës kanë vrarë “snajperistin më të mirë rus”, Alexander Kislinsky, gjatë një përleshjeje në Donetsk. Lajmi është bërë i ditur përmes disa kanaleve ruse në Telegram.
Kislinsky, një snajper nga Brigada e 22-të Spetsnaz, e vendosur në Ukrainë, dhe e përshkruar si më e mira e ushtrisë ruse, është varrosur në Rusi, pasi Kremlini riatdhesoi trupin.
Rusia e quan snajperin veteran të vrarë në Ukrainë si një “hero” dhe një “luftëtar që meriton kujtim të përjetshëm”.
Fotot e fundit të postuara të Alexander Kislinsky në front tregojnë snajperin pranë tankeve ruse të shenjuar me “Z”.
Gjithashtu, në një nga videot e fundit ku shihet luftëtari, ai mban një fjalim në favor të luftës dhe kundër komandove “naziste” që, sipas Rusisë, po luftojnë në mbrojtje të Ukrainës:
“Me teknologjinë tonë moderne do të përfundojmë çdo punë. Shikojini ata se si ecin me krenari, të veshur me uniformat e tyre naziste. Ata mendojnë se ne nuk i shohim, por ne do t’i kapim”.(A2CNN)