A e ka në plan t’i vizitoj ish-krerët e UÇK-së në Hagë, kështu përgjigjet Albin Kurti

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nëse ka në plan t’i vizitoj ish krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kurti e vlerëson më të rëndësishme komunikimin që të diskutoj me avokatët e tyre.

Në një konferencë për media, shefi i ekzekutivit ka thënë se ata po mbahen në një paraburgim të stërzgjatur, megjithatë ka thwnw se mbase edhe mund t’i vizitoj ata.

“Por, kjo është më e rëndësishme, komunikimi dhe diskutimi me avokatët e mbrojtës të cilët i kanë klientët e tyre ndaras që paguhen shumë nga Kosova, e në anën tjetër që të gjithë të pandehurit që mbahen në paraburgim konsiderohen së bashku”, ka thënë Kurt.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova ata që ndodhën në Hagë, i njeh si luftëtarë të dalluar të UÇK-së.

“Avokati ka prioritet klientin e vet individualisht, por Kosova dhe qeveria e saj e kuptojmë se do të bëhet mirë për të gjithë atëherë kur do të bëhet mirë për të gjithë ata”, ka theksuar Kurti. /Gazetametro/