Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu, ka bërë kërkesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për ta ndryshuar emrin.
Kjo kërkesë ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit të gjuhët e huaja nga “Turkey” në “Turkiye”.
Zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Stephane Dujarric, tha se kanë pranuar një letër në adresë të Antonio Guterres, për ta ndryshuar emrin.
Ai tha se deklaroi se ndryshimi i emrit të shtetit është efektiv që nga momenti i marrjes së letrës.
Ndryshimin e emrin e kishte paralajmëruar edhe vet kryediplomati turk.
“Procesin e filluam nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për të rritur vlerën e markës së vendit. Me letrën që i dërgova sot Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ne po regjistrojmë emrin në gjuhë të huaja në OKB si ‘Türkiye’”, ka shkruar Çavusoglu
/GazetaSinjali/