Rrahje me ‘stupca’ në Gjilan/ Kushërinjtë bëhen llom mes vete për parking, ndërhyn Policia

- in Lajme

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur dje në fshatin Llabjan të Gjilanit, ku për të qetësuar gjakrat u desh të intervenojnë njësitet policore, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se katër personat e përfshirë në përleshje janë kushërinj mes vete dhe gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje për shkak të një zone parkimi të një kafiterie.

Kushërinjtë gjatë rrahjes nuk kanë kursyer as mjetet e forta si shkopinj druri, ku si pasojë e kësaj njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore, për çka u desh të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit.

Sinjali mëson se dy nga të dyshuarit janë vëllezër, ndërsa dy tjerët janë babë e bir.

Pas intervenimit të Policisë, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre janë hapur rastet ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/