A jeni dorëzuar në luftën për titull? Përgjigjet Jurgen Klopp

- in Sport

Jurgen Klopp pranon që Liverpooli nuk mund të shpresojë të mbajë kurorën e tyre në Premier League pas humbjes nga Leicester City me rezultat 3-1.

Kjo humbje është e treta radhazi në kampionat, diçka që ndodhi për herë të parë që nga nëntori i vitit 2014,kur shefi aktual i Leicesterit Brendan Rodgers ishte në krye të “The Reds”.

“Nuk mendoj se mund ta mbyllim këtë boshllëk këtë vit, për të qenë i sinqertë,” tha Klopp, i cili arriti numrin personal të 300 ndeshjeve në krye të Liverpoolit -.

“Ne duhet të fitojmë ndeshje futbolli. Ne duhet ta bëjmë atë vazhdimisht. Duhet të shmangim gabimet; duhet të shmangim keqkuptimet.”

“Ne nuk mund të shmangim gabimet e VAR-it ose gjëra të tilla si kjo, por gjithë pjesën tjetër që është në duart tona duhet ta shmangim. Sot, në dy situata, ne nuk e bëmë atë dhe kjo është arsyeja pse ata mund të shënonin dy gola. Pjesa tjetër ishte vërtetë e mire.”

I pyetur për të konfirmuar se po dorëzohej në luftën për titull, ai u përgjigj: “Po”

Liverpooli tani ka pësuar 32 gola në 24 ndeshje të kampionatit, vetëm një më pak se i gjithë sezoni fitues i kampionatit 2019-20, përcjell KosovaPress./KosovaPress