​Klopp flet i zhgënjyer pas humbjes nga Leicesteri

- in Sport

Goli që nisi kthesën e vonë të Leicester Cityt ndaj Liverpoolit ishte një offside i qartë dhe aty nuk duhej dhënë as goditje e lirë, sipas Jurgen Klopp.

Mohamed Salah e vendosi Liverpoolin në avantazh në minutën e 67’ dhe Leicesteri u ankua se atyre iu ishte mohuar një penallti kur një rishikim i VAR vlerësoi se faulli i Thiago Alcantaras ndaj Harvey Barnes ndodhi jashtë zonës, por pastaj erdhën tre golat e Leicesterit për t’ia shkaktuar Liverpoolin humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Kështu Liverpooli rrjedhimisht mbetet gjashtë pikë prapa Leicestert, që u ngjit në vendin e dytë në Premier League, dhe 10 pikë prapa udhëheqësëve të Manchester Cityt, përcjell KosovaPress.

“Ne pësuam një gol, i cili është vërtet i vështirë për t’u pranuar. Unë e di që diskutojmë shumë për VAR-in, por mendoj se të gjithë jemi dakord se ishte një pikë kthese në lojë,” tha Klopp.

“E kam parë disa herë dhe në momentin kur ata ndalojnë situatën, ku shikon kush është jashtë loje dhe kush jo, ai madje nuk e preku topin akoma, kështu që do të thotë se është akoma një vendim individual që dikush merr. Kjo është vërtet e vështirë sepse për mua duket si një offside i qartë në atë moment, sepse ai duhet të prekë topin. Ky është momenti që është po ose jo.”

“Goli i dytë është një keqkuptim, ne thamë se ata duhet të mësohen me njëri-tjetrin dhe ata ishin mirë për 75 minuta.”

“Ishte një lojë me të vërtetë e mirë. Ata ishin një pozicion para nesh, mbase tani më shumë, por në fushë kjo nuk ishte e dukshme, ne ishim skuadra e qartë dominuese.”, vazhdoi Klopp.

“Ne kemi luajtur futbollin që kemi dashur të luajmë, kemi shmangur kundërsulmet e tyre, kemi shënuar një gol vërtet të bukur dhe kemi krijuar më shumë raste. Duhet të punojmë më shumë për të krijuar më shumë raste dhe ndoshta të shënojmë më shumë gola, por loja ishte me të vërtetë e mirë dhe më pas pësojmë dy gola.”

“E treta është që e humbasim topin shumë lehtë. Kjo është diçka që nuk më pëlqen. Ne ishim shumë të hapur në atë moment dhe kjo nuk është në rregull”, përfundoi Klopp./KosovaPress