Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Shija e Anës”.
Ajo ka rrëfyer detaje të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale, teksa në një moment është diskutuar edhe gjuha e urrejtjes që mbizotëron sot në rrjetet sociale.
Më tej, interpretuesja e hitit “Barnatorja”, nuk la po folur edhe për komentet që akuzojnë atë për kryerjen e operacioneve plastike.
“Nëse ty nuk të pëlqen një punë e imja, pamja ime fizike – ekziston mundësia për të ma bërë ‘unfollow’ edhe je rehat me veten tënde. Pse e merr mundimin edhe nervozohesh me pamjen time edhe harxhon kohë duke me shkruar: ‘Çka je bërë kështu me operacione plastike?’, ‘S’po njiheni’, ‘A je Tayna?’, ‘A je kjo’”, tha Ryva.
Këngëtarja dhe aktorja tha se nganjëherë aq shumë akuzohet për “operacione plastike”, sa i duket se sipas komenteve të njerëzve, ajo qëndron vazhdimisht në sallën e operacionit.
Ryva mes të tjerash pranoi se këtë verë do të jetë shumë aktive në muzikë dhe se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me një këngëtar mashkull. /Telegrafi/