Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në një mobilieri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku një person ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, një 64-vjeçar është gjetur i varur në litar, në shkallët e mobilierisë, nga djali i tij.
Sipas informatave të para, nuk janë të njohura ende motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes, por ajo që dihet është se 64-vjeçari ka vuajtur nga kanceri në mushkëri.
Lajmi në përditësim…