Gazetari dhe opinonisti Valon Syla, ka shkruar se fjalët me premtime të kryeministrit Albin Kurtit që u thanë sot mbajtura sot para Këshillit të Përgjithshëm të partisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, nuk janë tjetër veç se gënjeshtra të qeverisë së tij, shkruan Gazeta Metro.
Syla përmes një shkrimi në Facebook, i ka quajtur fjalë të kota dhe gënjeshtra premtimet e Kurtit për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE.
Gjithashtu Syla ka shtuar se pa përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht marrëveshje me Serbinë nuk do të ketë as liberalizim të vizave.
“Pa u kry bisedimet me Serbi. Pa marrëveshje në Bruksel, të gjithë duhet ta dinë që s’ka liberalizim të vizave.
Premtimet e Albin Kurtit se Kosova do të antarësohet në NATO, e në BE janë të kota dhe nuk janë më shumë se rrenat e tjera të qeverisë së tij”, ka shkruar Syla.
Ai tutje ka theksuar se janë pesë anëtare të BE’së dhe katër të NATO’s që presin të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel në mënyrë që të na njohin.