Tri arsye pse hip-hopi në Kosovë u bë kaq i dobët

- in ShowBiz

Hip-hopi ka prekur një pikë të re në rënien e lirë. Nuk është asgjë veçnjë cirku me plot palaço, mashtrues, dhe bërllok korporatash gjigante.

Krejt duan të luajnë të fortin, krejt të duken të pasur dhe krejt duket se përfaqësojnë rrugën, por shumë prej tyre realisht kurrë nuk kanë ndenjur me dillerë në qoshe të rrugës, jo se do të ishte gjë e mirë kjo.

Jo vetëm që gënjejnë por në fakt edhe lëndojnë njerëzit për të cilët pretendojnë të flasin. Por, krejt këto do të përbiheshin nëse realisht do të ishin në të mirë në krijimin e rimave.

Përtacë në të menduarin e rimave të mira

Umm, a i keni analizuar së fundmi tekstet e këngëve? Poenta e të bërit rep është të shpalosësh intelektin dhe lojën e fjalëve të ngjeshur, por gjithë këta “dua-të-jem” po e kopjojnë njëri-tjetrin në rreshta dhe fjalë që rimojnë.

Ledri Vula është më i dobëti aktualisht. Por a e keni dëgjuar Gjikon? Çka për Taynan? Vërtet mendon se të thuash “bam, bam, shootah” disa herë është njëmend refren? Nuk duhet ta humbisni këngën e Majk ku thotë në refren “ti veç kce, kce, kce, mos ta ninë, ninë, ninë”. Dreqin, këta më as nuk po mundohen.

Të mbipërkushtuar për dukje

A po shikojmë video muzikore? Apo thjesht fytyra të makijazhuara e veshje të mbi-bëra? Është e vështirë të thuhet këto kohë, pasi çdo reper më shumë po duket si model/e e fiksuar pas pamjes e dukjes bukur.

Secili fytyrën më të bërë se tjetri. Të rregulluar e të rrafshuar… goxha ngritje për dikë që pretendohet të këndojë për klasën e shtypur, apo jo? Sa herë shohim Ghetto Geasyn në ndonjë video gjithmonë është i rruar e shpërlarë me ndonjë mimikë të sikletshme të shikohet dhe oh… ato trenerkat që po i pëlqen kaq shumë. Tepër të bardha, të pastra, duken si të jenë hekurosur e larë në qumësht zanash… nuk ka e as nuk duhet të ketë asgjë të keqe në pastërti, por oh Zot i madh… komplet si narrativë është thjesht irrituese. Sa mendojmë për pasqyrë, të mendojmë pak më shumë të shkruajmë diçka të hairit, apo jo?

Vetëm analizoni klipin e mëposhtëm të Taynas… me një palë bruse që duken jashtëzakonisht të shtrenjta, mbi një veturë luksoze, lastikët e brekëve jashtë sepse, pse jo? Dhe tundje andej-këndej me të pasme, sepse jemi të fiksuar pas grave që flasin si të forta dhe duken seksi.

Krejt investimi njerëzor i të menduarit duket në të dukurit bukur në klip. Në djall të pasurit sens klipi, me rëndësi të dukemi mirë.

Të pasfiduar nga sfida të rënda

Gati kurrë nuk kanë qenë të përballur me situata të rënda.

Ja ku janë, duke u shfaqur në TV teksa flasin për jetën e vështirë në rrugë, shitjen e drogave dhe ikjen nga policia. Por më shpesh se rrallë, ata e dimë se nuk janë për atë jetë. Melinda? Eja tash njeri, mos na tërheq për gjuhe.

Kur publikojmë shkrime të tilla, jo rrallëherë lexojmë komente të popullit të tilla si ky: “Pse po i kapni njerit, ai osht milioner, nuk i han për juve?”

Mund t’ju rekomandojmë një libër nga Behgjet Pacolli që flet për sfidat e që titullohet “Nga sfida në sfidë” për ta kuptuar më mirë se për çka po bëjmë fjalë.

Oh Zot i madh. Njëmend, për një popull i fiksuar pas materialit, është thjesht impresive si  pranojmë t’i nënshtrohemi shpëlarjes së trurit, duke përqafuar bërllokun në këmbim të diçkaje që as nuk duhet të na interesojë… thjesht duam të dëgjojmë muzikë të mirë, nuk kemi tendenca të shtohemi me reperë të estradës, e as t’i “begenisim” për naj motër që e kemi në kërkim të një burri.

Paratë e tyre mbeten të tyret, ndërsa arti që e servojnë për popullin duhet të ketë një farë matësi e zëri kritik./Nacionale