Superliga e Shqipërisë në futboll ka vazhduar sot rrjedhën e saj me ndeshjet e vlefshme për xhiron e 19-të, ku u zhvilluan katër ndeshje mjaftë interesante.
Laci mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Bylisit me rezultat minimal 1-0 me golin e Malotas në minutën e 61’, por kjo ndeshje u përshkua edhe me një incident të madh ku pati një përleshje ndërmjet lojtarëve dhe stafit teknik të të dy skuadrave dhe me këtë rast nga loja u përjashtuan Nwabuese i Lacit dhe Cankanji i Bylisit, përcjell KosovaPress.
Partinzani nga ana tjetër mori tre pikë të reja duke e mposhtur me rezultat bindës 3-0 Kastriotin, kurse Tirana u mposht me rezultat 0-2 nga Kukësi.
Një sfidë tjetër shumë interesante u zhvillua ndërmjet Vllasnisë dhe Apolonia Fierit, ku Shehi me golin e tij në minutën e 57’ ia siguroi Vllaznisë fitoren për të konfirmuar vendin e parë në tabelë./KosovaPress