Horoskopi ditor 28 maj

- in Lifestyle

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Dite goxha e mire do jete kjo e shtunja për ata qe janë ne një lidhje. Do afroheni me tepër me partnerin dhe do ja kaloni për mrekulli se bashku. Beqaret duhet te jene me realiste dhe nuk duhet te kërkojnë gjera te ekzagjeruara. Vetëm ne këtë mënyrë do e ndryshojnë lidhjen. Gjendja e Financave do jete goxha e vështirë. Duhet te merrni masa sa me shpejt.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Dielli dhe Jupiteri do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do ju sjellin vetëm emocione pozitive ju te dashuruarve. Shfrytëzojeni çdo çast deri ne maksimum. Beqaret nuk duhet te mendojnë me te keqen, por duhet ta lënë veten te lire dhe kane për te gjetur princin e kaltër. Ne planin Financiar do ju dalin disa probleme te vogla. por qe do zgjidhen shpejt.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Edhe pse rutina do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite për ju te dashuruarit, serish do arrini te ruani ekuilibrin dhe nuk do mërziteni. Beqaret do iu përkushtohen me tepër miqve dhe do e lënë disi pas dore jetën sentimentale. Ne fakt edhe mundësitë për takime nuk do jene te mëdha. Për sa iu përket çështjeve financiare, kjo do jete një nga ditët me te mira te vitit. Shfrytëzojeni!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Dite shume e trazuar do jete kjo ditë e shtunë për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni edhe për gjerat me elementare me partnerin tuaj. Beqaret do ndihen te harruar nga yjet dhe do vuajnë ne vetmi. Ne fakt shume me shpejt nga sa ata mendojnë do ndodhe diçka fantastike. Ne planin financiar nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje dhe do i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Marrëdhënia juaj ne çift do përforcohet dhe thellohet akoma me shume gjate kësaj dite. Do bëni çdo gjë për njeri-tjetrin dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe kane për ta gjetur personin i cili do ju përshtatet ne çdo pike. Ne planin Financiar duhet te dëgjoni arsyen dhe jo te bëni ato qe mendoni për momentin. Vetëm kështu nuk do keni probleme.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Do jeni me te përkëdhelurit e yjeve gjate kësaj dite dhe nuk do ju duket aspak sikur jeni ne realitet. Pasioni do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret pa u lodhur shume do mund ta gjejnë personin për te cilin do ju rrahe zemra fort dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Ne planin Financiar mundohuni te jeni te arsyeshëm me shpenzimet dhe gjendja nuk ka për te qene e keqe.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Dite e këndshme dhe harmonike do jete kjo e shtunë për te dashuruarit. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do dashuroheni pa dorashka me te. Beqaret as qe do mendohen dy here për t’u hedhur ne krahët e dikujt qe po i josh dhe ky do jete një gabim. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme prandaj do ju duhet te merrni hua për t’ia dale.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Merkuri do jete planeti qe do ndikoje me shume ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ju nxite te flisni me tepër me partnerin dhe te bashkëpunoni. Beqaret duhet t’i shprehin sa me shume ndjenjat e tyre sepse po nuk e bëni personat qe pëlqejnë do ju ikin nga duart. Gjendja financiare do filloje te konsolidohet tej mase. Do i shlyeni edhe borxhet e marra.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Do keni probleme te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume keq se bashku. Me mire do jete te qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit dhe te qartësoni mendimet. Beqaret do ndihen te lire te bëjnë çfarë te duan dhe mund te gjejnë personin e ëndrrave. Ne planin financiar do jeni me fat. Gjendja do përmirësohet tej mase dhe do hiqni edhe para mënjanë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Ambienti yjor do jete i kontrastuar të shtunën. Ne disa momente do dashuroheni pa dorashka me partnerin e ne disa te tjera do debatoni ashpër. Mire është qe ne këto rrethana te mos merrni vendime. Beqaret do kenë disa takime te bukura te cilat për pak kohe do ua ndryshojnë jetën. Me shpenzimet bëni shume kujdes nëse nuk doni qe ato t’iu dalin jashtë kontrollit.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Merreni çdo gjë me qetësi të shtunën ju te dashuruarit sepse vetëm ne këtë mënyrë nuk keni për te pasur probleme. Komunikimi dhe durimi do ua bëjnë ditën edhe me te bukur. Beqaret mund te kenë vetëm mundësi për dashuriçka kalimtare, asgjë me shume sesa kaq. Ne planin Financiar çdo gjë ka për te ecur me se miri, mos u shqetësoni për këtë gjë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Pasioni, i cili kohet e fundit ishte ftohur për çiftet, të shtunën do rindizet fuqishëm. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do fIllojnë lidhjen e shume ëndërruar. Financat do jene goxha problematike sepse do shpenzoni pa i bere aspak llogarite me pare.